Deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar se mbi 75% e shqiptarëve e mbështesin dhe duan hapjen e listave. Handari thekson se dje i kanë bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se hapja e listave është një kusht i panegociueshëm për miratimin e Reformës Zgjedhore dhe marrëveshjes Rama-Basha.
“Dje i bëmë të qartë Edi Ramës se hapja e listave është një kusht i panegociueshëm për miratimin e reformës zgjedhore dhe marrveshjes Rama-Basha.
Sot, mbi 75% e shqiptarëve e mbështesin dhe duan hapjen e listave si një mjet për të patur më shumë fuqi mbi vendimarrjen në Parlament.
Misioni ynë është që në parlament të përfaqësojmë këtë shumicë dërrmuese shqiptarësh e jo dëshirat e 2 apo 3 kryetarëve që kanë frikë nga populli.”, shkruan Hajdari në një postim në rrjetet sociale.
LEXO EDHE: Hajdari qëndrim të fortë: Nuk lëshojmë asnjë centimetër, duam lista të hapura
Mbrëmjen e djeshme deputetët e opozitës në Kuvend zhvilluan një takim me kryeministrin Rama. Kreu i qeverisë paralajmëroi se mund të mos ketë koalicione parazgjedhore. /abcnews.al