Ikona e muzikës pop, Madona vazhdon të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e saj publike. Së fundmi, 61 vjeçarja ka marrë vëmendje teksa ka pozuar topless para pasqyrës, e mbështetur pas një paterice.
“Secili e ka patericën e tij“, ka shkruar ikona Madona krahas fotos, duke i lënë të gjithë në dyshim se çfarë ka dashur të thotë ikona e muzikës pop. Megjithatë, fraza e shkruar nga 61-vjeçarja mund të interpretohet si “të gjithë kanë një dobësi“, një moment kur herët a vonë “rrëzohet” për shkak të moshës apo diçkaje tjetër, ose “ne të gjithë kemi diçka ku të mbështetemi” në kohë vështirësish.
Madonna ka qenë e karantinuar jo vetëm për shkak të pandemisë, por gjithashtu edhe sepse i është nënshtruar një operacioni në gju. Asaj i është dashur të anulojë dhe shtyjë disa shfaqje për shkak të dëmtimit që ka pësuar. /abcnews.al