U përfol se është shtatzënë, flet për herë të parë Çiljeta

schedule08:39 - 8 Korrik, 2020

schedule 08:39 - 8 Korrik, 2020

Pak ditë më parë, bëri bujë në media lajmi se Çiljeta dhe Alban Hoxha janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Por, këngëtarja reagoi menjëherë përmes një postimi në Instagram, duke hedhur poshtë të gjitha spekulimet.

“Faleminderit që na zgjuat me këtë lajm kaq të bukur, por jemi ende tek pika e bardhë e penalltisë, s’kemi mbërritur te goli. Kur të shënojmë do e ndajmë me ju panenkën më të bukur të jetës, siç kemi bërë gjithmonë! Ju uroj fundjavë të bukur”, shkroi Çiljeta.

Ditën e djeshme, e ftuar tek “Rudina”, këngëtarja ka folur sërish rreth kësaj çështjeje. “E kalova me sportivitet. Kur u zgjova në mëngjes, e pashë dhe thashë po këta çfarë po na bëjnë, njëherë na ndajnë, njëherë na bashkojnë, njëherë na bëjnë shtatzënë. Unë zakonisht i deklaroj vetë gjërat dhe nuk i mbaj dot. Nëse janë për mirë, nëse janë për keq unë pa e thënë nuk rri dot. Nëse do kem diçka, do ta ndaj”, tha këngëtarja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!