Tre persona kanë humbur jetën gjatë orëve të fundit në Kosovë duke e çuar në 82 numrin e viktimave nga Covid 19.
IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 183 raste të reja me koronavirusin ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 3 886, ndërkohë vijojnë të jenë aktivë 1 801 persona.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 73 raste, komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Pejës 13 raste, komuna e Vushtrrisë 11 raste, komuna e Fushë Kosovës 10 raste, komuna e Lipjanit 10 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Ferizajt 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, me nga 2 raste komunat: Rahovecit, Viti, Istog, Graçanicë dhe me nga 1 rast komunat: Zubin Potok, Dragash dhe Malishevë”, thuhet në njoftimin e Institutit.
Ndërkohë numri i të shëruarve deri më tani në Kosovë ka shkuar në 2 003./abcnews.al