FSHF nuk mjaftohet vetëm më deklaratën për shtyp, por menjëherë ka vënë në lëvizje edhe mekanizmin e hetuesisë për fiksimin e ndeshjes. Kështu, sipas burimeve zyrtare, pritet që te enjten te mblidhet Komisioni i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit për të investiguar dhe hetuar ndeshjen e kontestuar dhe dyshuar si e trukuar në gjysmëfinalen e Kupës Së Shqipërisë, Bylis-Tirana, e fituar me përmbysje nga ballshiotët.
Pas deklaratës së FSHF ditën e premte se do të ketë një hetim për këtë ndeshje, Komisioni i Etikës është i vetmi institucion i cili ka lëvizur dhe bërë gati një dosje voluminoze për të investiguar këtë ndeshje të kontestuar.
Federata Shqiptare e Futbollit kërkoi informacion edhe nga “sportradar”, referuar lëvizjes së koefiçentëve të ndeshjes përkatëse. Burime pranë FSHF raportojnë se FSHF ka kontaktuar me ekspertë të huaj të video-analizës për të analizuar me detaje këtë ndeshje si paraqitjen e lojtarëve, ndryshimet e roleve apo gjithçka tjetër që ka të bëjë me çeshtjet teknike.
Etika njëherësh do të bazohet edhe në raportin e oficerit investigative përkatës apo edhe të zyrtarëve të ndeshjes. Mbetet një ndeshje e Kupës së Shqipërisë, por që gjithsesi këtë radhë do të jetë pjesë e një skanimi të plotë të radarëve hetues në FSHF. /abcnews.al