Departamenti i antikorrupsionit, aksesit ne shërbime dhe transparences me anë të një postimi në Facebook, shkruan se edhe “landfill i Vlorës, i miratuar nga kryeministri, ka shkruar për Klodian Zoton.”
“Kur bëhet fjalë për mbetje (plehra) të ngurta, apo jo, landfill, incenerator, i ndërtuar apo në letër, automatikisht duhet të të vijë në mendje Klodian Zoto, ” shkruhet në postim.
Duke listuar djegësit në Elbasan, landfillin në Fier dhe atë në Tiranë, si dhe veprimtaritë jashtë Republikës deri në Zimbabwe, në reagim thuhet se kryeministri ka miratuar ndërtimin e landfillit të Vlorës.
Sipas asaj që thuhet në postim, “përfitues nuk mund të ishte tjetërkush pos Zotos.”
Postimi i plotë:
???? ????????-? ? ?????̈? ????? ??̈? ?????…
Kur bëhet fjalë për mbetje (plehra) të ngurta, apo jo, landfill, incenerator, i ndërtuar apo në letër, automatikisht duhet të të vijë në mendje ??????? ????.
I përfshirë dhe përfitues në djegësin e Elbasanit, i dhënë kompanisë fantazëm të krijuar enkas për të lidhur kontratën;
I përfshirë dhe përfitues në landfillin e Fierit, pa garë dhe transaksione kuotash të paligjshme, landfill të cilit i dihet vetëm emri, sepse për trajtim mbetjesh ende nuk e ka uruar kush “Punë e mbarë!”, ndërkohë që gjendet me arkën me plot 24 mld lekë;
Patjetër i përfshirë dhe përfitues në landfillin e Tiranës, gjithnjë pa garë dhe me skema kompanish offshore.
Nuk mund të mos përmendet veprimtaria jashtë territorit të RSH-së, deri në Zimbabwe, që tronditi vendin në fjalë për nivelin e lartë të përfshirë në aferë identike korruptive.
Harta e mbetjeve së fundmi përfshin Vlorën: Kryeministri miraton ndërtimin e ?????????? ??̈ ?????̈?, përfitues nuk mund të ishte tjetërkush pos Zotos. /abcnews.al/