Kapet me armë pa leje, Gjykata dënon reperin e njohur Gjiko

schedule14:30 - 7 Korrik, 2020

schedule 14:30 - 7 Korrik, 2020

Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me 400 euro gjobë, të akuzuarin për armëmbajtje pa leje, Asdren Gjikolli, i njohur me emrin artistik Gjiko.

Mësohet se ai akuzohet  për armëmbajtje pa leje dhe është i detyruar të paguajë gjobën në afat prej 30 ditëve pasi aktgjykimi të marrë formën e prerë.

Me 400 euro masë administrative u dënua edhe i akuzuari tjetër Valon Alija,  i cili nëse nuk e paguan dënimi i kthehet në burgim.

Ndërkohë, sipas aktgjykimit, të pandehurve u janë konfiskuar edhe armët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!