Itali, klasa politike unifikohet për Sirinë

schedule21:43 - 12 Prill, 2018

schedule 21:43 - 12 Prill, 2018

Tre partitë e koalicionit të djathtë në Itali janë të vendosura të hyjnë së bashku në qeveri. Qëndrimi është shprehur nga kryetari i Ligës së Veriut, Matteo Salvini, pas një seance bisedimesh me kreun e shtetit. E djathta, ku militojnë edhe Forza Italia dhe Vëllezërit e Italisë, doli blloku fitues në zgjedhjet e marsit, por nuk arriti shumicën e duhur për të krijuar mazhorancën, duke e lënë presidentin Sergio Mattarella në pozitë të vështirë për të zgjidhur ngërçin politik.

“Qendra e djathtë është gati të marrë përsipër përgjegjësinë si një front i bashkuar”, ka deklaruar Salvini përkrah aleatëve, duke shtuar se do të jetë partia e tij ajo që do të propozojë emrin e njeriut që do të udhëheqë qeverinë.

Ndërkohë, partia anti-estabilishment Lëvizja 5 Yjet, që në zgjedhje rezultoi partia e vetme me numrin më të lartë të votave, ka shprehur vullnetin për të bashkëpunuar me Ligën, por jo me aleatin e saj, ish-kryeministrin Silvio Berlusconi. Ajo që i ka bashkuar partitë në takimet me presidentin ka qenë mbështetja për NATO-n dhe qëndrimi pro-Perëndimit në lidhje me krizën siriane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!