Bora Zemani është një ndër moderatoret më të suksesshme shqiptare. Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh ndan me ndjekësit foto provokative.
Së fundmi, moderatorja ka tërhequr vëmendjen me një pamje krejt ndryshe, ku është shfaqur me gërshetat e famshme, trend të cilin e kanë përqafuar shumë vajza të showbizzit shqiptar, shkruan abcnews.al.
View this post on Instagram
Feeling ?! @bzzz.company NEW COLLECTION Ps: po, kam bere floket me gersheta ?
Ajo ka pozuar e veshur me një kostum sportiv të bardhë, por ajo që ka rënë në sy është “gabimi” që fansat i kanë kapur moderatores. Disa prej tyre e kanë akuzuar moderatoren se ka përdorur fotoshop.
“Çfarë numri e ke këmbën, 47?”, “Ça fotoshop i këmbës”, janë komentet e disa prej ndjekësve. Por, nuk ka munguar as përgjigjja e moderatores, e cila shprehet:
“Kur kamera është kënd gjerë kështu duken objektet në cepa. Po të përdorja photoshop do e kisha rregulluar këmbën.”, shkruan ajo, duke i hedhur poshtë këto akuza. /abcnews.al