Ish-deputeti demokrat i Qarkut Dibër Xhemal Gjunkshi ka humbur nënën. Përmes një statusi në rrjetet sociale ai ka njoftuar se nëna e tij është ndarë nga jeta ditën e sotme, ndërsa lajmëron se përcjellja e saj për në banesën e fundit do të bëhet nesër.
Gjunkshi thotë se të gjithë të njohurit janë të mirëkuptuar të mos marrin pjesë në ceremoni për shkak të pandemisë së koronavirusit.
“Te dashur miq, te aferm, shoke, kolege! Krejt papritur u nda sot nga jeta nena jone e dashur Shpresa! Nga sot do te na mungoje nena jone e shtrenjte, prindi shembullor, e sakrificave, e perkushtimit, fjalepake e pune shume.
Do te na mungoje nena qe diti te ece me guxim ne rrugen e veshtire te jetes dhe la vetem miresi kudo ku i shkeli kemba.
Me trishtim dhe dhimbje te thelle ne shpirt e percjellim ne banesen e fundit ne oren 11.00 Date 08 Korrik 2020 ne Tufine.
Per kushtet ku jemi te gjithe jeni te mirekuptuar qe te respektohet me pranine tuaj shpirterore.
Zoti e bekofte dhe e pranofte ne Parajse!”, shkruan Gjunkshi./abcnews.al