Arilena Ara është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun, e cila ka rënë gjithmonë në sy për thjeshtësinë e saj. Këngëtarja ka qenë shumë aktive me projekte muzikore, dhe së fundmi mori pjesë dhe në Festivalin e Këngës, ku arriti të fitonte vendin e parë.
“Nëntori”, këngë me të cilën mori pjesë në “Këngën Magjike” e bëri këngëtaren të njohur përtej kufijve. Ajo shfaqet gjithmonë e kuruar deri në detaj, ndërkohë që së fundmi ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale disa foto teksa pozon e veshur me bikini.
Fotoja ka marrë vëmendjen e fansave, të cilët nuk kanë hezituar ta komplimentojnë për thjeshtësinë që e karakterizon. “Perëndeshë e bukurisë”, ka shkruar një ndjekës, krahas fotos që këngëtarja ka postuar në Intagram. /abcnews.al