Koço Kokëdhima, i ftuar në Pressing në ABC News, pasi foli për projektin që ka dhe kontratat e futbollistëve, u ndalua dhe te trajneri Artan Mërgjyshi. Për timonierin e skuadrës, Kokëdhima tha: “Mërgjyshi edhe nëse nuk do të dilte në Superiore, do të ishte trajneri ynë. Është një projekt afatgjatë, kemi një vizion për të cilin bashkëpunojmë.
Ai do të udhëheqë të gjithë pjesën teknike. Ai është një trajner shumë i respektuar dhe gjëja më e rëndësishme që ai ka, është se punon me të rinjtë. Ai i studion dhe thotë që ne mund ta bëjmë këtë futbollist, për ne dhe për vetë futbollistin. Kjo është një armë shumë e fortë e Mërgjyshit.
Për mua është një super-trajner për të rritur të rinjtë. Mërgjyshi ka bonuset e tij për objektivin që arriti. Ai e drejton merkaton e Apolonisë”, u shpreh Kokëdhima./abcnews.al