Janë mbyllur dy pjesët e para të sfidave Tirana-Kukësit dhe Bylisit-Partizani, ku u shënua vetëm një gol. Kjo rrjetë, erdhi në Ballsh, me Edison Ndrecën që ndëshkoi Partizanin në minutën e 18-të. Mesfushori shënoi një gol shumë të bukur nga goditja e dënimit.
Eraldo Çinari kishte mundësinë të barazonte për Partizanin pas një inkursioni shumë të bukur personal, por e majta e tij në hyrje të zonës, u ndalua nga shtylla e djathtë pingule e Isli Hidit.
https://streamable.com/b0yu8s
Ndërsa në sfidën e titullit mes Tiranës dhe Kukësit, ishin dy episode flagrante. Në minutat e para, Tirana pretendoi për penallti, pas një kontakti me topin të Krasniqit.
https://streamable.com/aaxqfm
Ndërsa në minutën e 39-të, Et’hemi pati një rast të pastër për të kaluar verilindorët në avantazh, por e djathta e tij shkoi ngjitur me shtyllën e djathtë të mbrojtur nga Lika./abcnews.al
https://streamable.com/lcu4ub