Pep Guardiola punoi tre sezone si trajneri i Bayern Munchen (2013-2016). Spanjolli tentoi të aplikonte stilin e tij te skuadra bavareze, por nuk ia doli të korrte sukses në Champions League.
Hans-Wilhelm Müller-Wohlfahrt ishte rreth 40 vite si mjek i klubit gjerman dhe është rikthyer të flasë rreth periudhës që punoi me Guardiolën. Në një prononcim për BR24, mjeku i njohur, i cili ka punuar edhe te kombëtarja gjermane, flet rreth mosmarrëveshjeve me katalanasin.
“Sinqerisht nuk mund ta pranojë faktin që një trajner i ri, edhe pse shumë i suksesshëm, ndërhynte në punët e stafit mjekësor. Guardiola kujtonte se dinte gjithçka më mirë se unë. Më vone jemi takuar dhe kemi biseduar së bashku.
Ekziston respekti midis nesh. Ai e vlerëson punën time dhe nuk e ka hedhur kurrë poshtë atë që kam bërë“, deklaron Hans-Wilhelm Müller-Wohlfahrt. /abcnews.al