Futbolli tashmë është rikthyer dhe pak javë na ndajnë nga verdiktet finale të kampionateve kryesore të Europës. Ashtu siç e ka planifikuar UEFA, në muajin gusht pritet të rifillojë dhe Champions League. Ndeshjet e mbetura priten të zhvillohen të gjitha në Portugali dhe për shkak të kohës së limituar do të bëhen me një takim.
Megjithatë lajmi i mirë është se UEFA pritet të konfirmojë të premten se ndeshjet e mbetura të raundit të 16 do të zhvillohen në stadiumet e skuadrave respektive dhe jo në Portugali. Sipas raportimit të gazetës portugeze “Abola”, ndeshjet në Portugali do të fillojnë menjëherë në raundin pasardhës.
Kështu, Real Madrid do të përpiqet të përmbysë rezultatin 1-2 në Manchester kundër City. Barcelona do të presë Napolin në “Camp Nou” dhe ndeshja e parë ka përfunduar me shifrat 1-1. Juventus do të luajë në Torino kundër Lyon, me francezët që e kanë fituar takimin e parë 1-0. Ndërsa Bayern Munchen do të ndeshet me Chelsean në “Allianz Arena”. /abcnews.al