Skuadra e Interit u shokua ditën e djeshme në “San Siro”, ku të besuarit e Antonio Contes u mposhtën 1-2 nga Bologna. Tashmë zikaltrit janë plot 11 pikë larg Juventusit të vendit të parë dhe gara për titullin kampion mund të konsiderohet e mbyllur për ta.
Ndeshja e radhës për milanezët do të jetë ditën e enjte, në transfertën e Hellas Veronës. Conte sërish duhet t’i bëjë llogaritë pa një nga lojtarin e tij të preferuar që mungoi dhe në takimin e djeshëm. Bëhet fjalë për mesfushorin, Nicolo Barella, i cili ende po vuan dëmtimin në kofshën e djathtë.
Ka qenë vetë Interi që ka konfirmuar dëmtimin e italianit përmes një deklarate në websiten e tyre. Gjendja e mesfushorit do të shikohet se si do të shkojë gjatë javës, ku shpresat në kampin zikaltër janë që ai të rikthehet në sfidën kundër Torinos të hënën tjetër. Ndërkohë mungesë e sigurtë për trajnerin Conte kundër Veronës do të jetë dhe Alessandro Bastoni, i cili u ndëshkua me karton të kuq ditën e djeshme kundër Bolognas. /abcnews.al