Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqiptarja fiton mandatin e deputetes në Kroaci, reagon presidenti Meta

schedule12:48 - 6 Korrik, 2020

schedule 12:48 - 6 Korrik, 2020

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas fitotes së mandatit të tretë të deputetes shqiptare nga Prizreni në Kroaci.

Meta, i cili teksa shpreh gëzimin për fitoren e Ermina Lekaj-Përlaskajt, ku ndër të tjera thekson se është tepër e rëndësishme që komuniteti shqiptar të ketë zërin dhe përfaqësimin dinjitoz në Parlamentin kroat.

LEXO EDHE:Shqiptarja fiton për herë të tretë mandatin e deputetes në Kroaci

Më tej Kreu i shtetit thekson se thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve do t’i japë një impuls të ri forcimit të tyre, si dhe procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Reagimi i plotë:

Shumë i gëzuar nga lajmi për fitoren e mandatit të deputetes në Parlamentin e Kroacisë, për herë të tretë, të znj.Ermina Lekaj-Përlaskaj.

Është tepër e rëndësishme që komuniteti shqiptar të ketë zërin dhe përfaqësimin dinjitoz në Parlamentin kroat me një deputete të nderuar, një tregues i lidhjeve të forta tradicionale shqiptaro-kroate.

Përvoja e saj është garanci edhe për të ardhmen e shkëlqyer të këtyre marrëdhënieve.

Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve do t’i japë një impuls të ri forcimit të tyre, si dhe procesit të integrimit europian të Shqipërisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!