Kim: Zbatimi i reformës në Drejtësi i rëndësishëm, amerikanët do kenë besim për të investuar

schedule11:04 - 6 Korrik, 2020

schedule 11:04 - 6 Korrik, 2020

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë Yuri Kim, këtë të hënë ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Vlorës.

Në këtë vizitë ambasadorja është pritur nga kryetari i bashkisë Dritan Leli, e cila ka shprehur kënaqësinë e saj për ndryshimet që janë bërë në qytet.

Në këtë takim Kim ka theksuar rëndësinë e zbatimit të reformës në Drejtësi, që sipas ssaj kjo do të jetë një mënyrë e mirë që shqiptarët, por edhe amerikanët do të ndihen të sigurt për të investuar në Shqipëri.

”Kisha dëgjuar gjëra të bukura për Vlorën por duke ecur në rrugët e qytetit pashë që qyteti juaj ofron më shumë. Është kënaqësi për mua të shoh ndryshimet e Vlorës ndër vite. Nëse në Shqipëri zbatojmë gjërat që na rekomandohen, ligjet, atëherë e gjithë Shqipëria do të ecë përpara. Është tepër me rëndësi zbatimi i reformës në drejtësi në mënyrë që të sundojë ligji në mënyrë që shqiptarët amerikanët të ndihen të kenë besim që investojnë në Shqipëri”, është shprehur Kim.

Ndërkohë kryebashkiaku Leli në fjalën e tij ka falënderuar ambasadoren për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /abcnews.al