Rëndohet bilanci i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë.
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetë tre pacientë të infektuar me Covid 19, mes tyre edhe mjeku i familjes nga Fushë-Arrëzi Hysni Shkjau, 69-vjeç me disa sëmundje bashkëshoqëruese.
Dy viktimat e tjera janë një 63 vjeçar nga Lezha, i cili mësohet se vuante nga kanceri dhe një 65 vjeçare nga Tirana.
Bashkë me ta shkon në 79 numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë.
“Në 24 orët e fundit 3 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me virusin e rrezikshëm, mes tyre një mjek 69-vjeçar nga Puka, i cili luftonte prej disa ditësh me sëmundjen në spitalin infektiv.
Dhe dy qytetarë, një 63 vjeçar nga Lezha dhe një 65 vjeçare nga Tirana, megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve”, njofton MSH./abcnews.al