Shkencëtarët kinezë zbuluan një lloj virusi të ngjashëm me COVID-19 në një minierë të braktisur në vitin 2013, por e mbajtën sekret sipas një raporti të ri tronditës.
Një hetim i gazetës britanike ‘Sunday Times’ pretendon se “lloji” më i afërt me koronavirusin u zbulua në një minierë të infektuar nga lakuriqët e natës dhe minjtë në vitin 2013 dhe ishte ruajtur për vite me radhë në një laborator virologjie në Wuhan.
Zbulimi i një ‘lloji’ të COVID-19, shtatë vite më parë në minierën e bakrit në jug-perëndim të Kinës, thuhet se është arma më e fortë përsa i përket origjinës së koronavirusit. Virusi u zbulua pasi gjashtë burra u prekën në vitin 2012 dhe kishin simptoma si ethe, kollë dhe pneumoni, 3 prej tyre vdiqën. Raporti thotë se katër nga burrat kishin fituar anti-trupa, raporton abcnews.al
Mjekia kineze Shi Zhengli pjesë e Institutit të Virologjisë në Wuhan, në shkurt ishte bashkautore e një shkrimi të gjerë akademik për koronavirusin. Përveç përshkrimit të plotë gjenetik të virusit, raporti i mjekes Shi Zhengli botuar në revistën ‘Nature’, zbuloi se Instituti i Virologjisë në Wuhan po studionte një mostër të lakuriqëve të natës të quajtur RaTG13, duke thënë se përputhej 96.2 për qind me COVID-19. Por një nga kolegët e saj, pretendoi se mostra RaTG13 u gjet në minierë në vitin 2013, por informacionet për virusin mbetën sekrete.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump në prill tha se ai besonte se COVID-19 erdhi nga Instituti i Virologjisë Wuhan pasi kishte prova. Trump njoftoi në qershor se do të ndalojë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) për trajtimin e koronavirusit. Pas presionit të fundit nga OBSH, Kina do të fillojë një hetim mbi pretendimet se virusi mund të kishte dalë nga laboratori Wuhan, raporton abcnews.al
Instituti në Wuhan, laboratori më i madh i sëmundjeve infektive në botë, dyshohet se ka kryer eksperimente me rrezik të lartë për të rritur infektivitetin e koronavirusit, në një përpjekje për të kuptuar mekanizmat që mund të shkaktojnë një pandemi./abcnews.al