Si ka ndikuar virusi në shëndetin mendor, flet psikologu në Abc News

schedule09:51 - 6 Korrik, 2020

schedule 09:51 - 6 Korrik, 2020

Ervin Hajdaraga, psikolog në QSUT ka qenë i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” duke folur për gjendjen psikologjike të qytetarëve për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, tha se stresi dhe ankthi ka qenë një problemet më të mëdha që ka hasur, por gjithashtu dhe rastet me probleme në çift gjatë periudhës së izolimit.

Gjithë situata e Covid ka shtuar disa probleme që kemi patur, ose probleme të reja që kanë dalë gjatë bllokimit. Kjo ka shkaktuar disa situata që kanë agravuar me disa simptoma që ne i kemi hasur këto kohët e fundit. Stresi është bërë një faktor, sidomos personat që e kanë kaluar dhe më para është më e agravuar. Ankthi ka patur raste të shtuara me aq sa kemi evidentuar ne. Pastaj ka probleme në çift nga mbyllja. Pandemia nuk ka patur vetëm të këqijat e saj, por në rastet që na vijnë neve ka edhe probleme të tilla.”, theksoi psikologu.

Përsa i përket trajtimit psikologjik të pacientëve të prekur me koronavirus, psikologu tha se raste të tilla nuk ka patur për shkak se “nuk janë akoma në atë fazë që duan të afrohen tek njerëzit, sepse është akoma si situatë e gjallë.”

Jo në fakt mjekët që janë në vijën e parë, kam patur kontakt me disa nga ata që edhe dalin nëpër media për të qetësuar edhe njerëzit dhe Pipero më ka thënë personalisht në këtë moment është pak e vështirë sepse duhet të vishemi me të gjitha rrobat e duhura dhe nuk është etike për një bisedë personale midis pacientit dhe psikologut.” ,tha ai.

Ai foli gjithashtu edhe për platformën “Psikologët tuaj” të krijuar gjatë periudhës së izolimit për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve. “Në ditët e para të izolimit menduam që të ofrojmë shërbimin tonë. Hapëm platformën “Psikologët tuaj” dhe futëm psikologët që donin të bashkëpunonin. Rastet janë të shumta dhe pretendonim që njerëzit do të tërhiqeshin por platforma është online dhe iu krijon mundësinë njerëzve të bisedojnë më psikologun nga shtëpia.“, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!