Dy shtetet më të mëdha në Australi mbyllin kufijtë, për herë të parë në 100 vite

schedule08:40 - 6 Korrik, 2020

schedule 08:40 - 6 Korrik, 2020

Kufiri midis dy shteteve më të populluara të Australisë do të mbyllet nga e marta për një periudhë të pacaktuar ndërsa autoritetet po përpiqen të  mbajnë nën kontroll një shpërthim të koronavirusit në qytetin e Melburnit. Kjo është hera e parë që kufiri midis Victoria dhe New South Wales mbyllet në 100 vjet. Zyrtarët bllokuan për herë të fundit lëvizjen midis dy shteteve në 1919 gjatë pandemisë së gripit spanjoll.

“Ky është vendimi më i zgjuar në këtë kohë, duke pasur parasysh sfidat e rëndësishme me të cilat po përballemi në frenimin e këtij virusi,” u tha kryeministri i Victoria, z. Daniel Andreës, gazetarëve në Melburn.

Numri i rasteve të COVID-19 në kryeqytetin Victoria të Melbourne, është rritur ditët e fundit, duke bërë që autoritetet të zbatojnë urdhra të rrepta të distancimit social në 30 lagje në periferi.

Në 24 orë u  regjistruan 127 raste të reja me COVID-19, shpërthimi më i madh ditor që nga fillimi i pandemisë. Gjithashtu u raportuan 2 viktima , i pari në rang kombëtar për më shumë se dy javë, duke e çuar numrin në 106./abcnesws.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!