Gazetarja e njohur, Ilva Tare ka publikuar për herë të parë portretin e plotë familjar.
Ajo ka postuar në Instagram një foto, ku shfaqet me bashkëshortin ish-kryetarin e Partisë Demokratike Eduard Selami dhe dy fëmijët e saj.
Familja duket shumë e lumtur, pasi e vogla e tyre Melodi feston 5-vjetorin e lindjes.
Ndërkohë Ilva shprehet e befasuar, pasi nuk po i besohet se si vitet ikin kaq shpejt.
‘Si rriten keshtu dhe vetem kur sheh qe ka feste ne shtepi! Ne ditelindjen e Mel’, shkruan gazetarja.
Ndërsa foto ka marrë shumë komente, të cilat e urojnë Melodinën dhe familjen e saj./abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CCQYixghNxx/