Këngëtarja Aurela Gaçe njihet për karakterin e saj shpërthyes dhe të drejtpërdrejtë. E ndjekur në rrjete sociale dhe e vlerësuar nga fansat Gaçe herë pas herë shfaq postime interesante në rrjetet sociale.
Së fundmi duket se këngëtarja ka nisur pushimet në bregdet ku edhe ka publikuar një foto duke e shoqëruar me koment.
Këngëtarja shihet e shtrirë në shezllon me rroba banjo dhe mbi kokë ka vendosur një palë tuta të shkurtra me gjasë për t’u mbrojtur nga dielli.
Mbishkrimi i fotos ishte edhe më komik: “Ky diell t’i vë “brekët në kokë. Tutat më saktë, mos keqkuptohemi“, ka shkruar Aurela e cila njihet për batutat e saj.
https://www.instagram.com/p/CCOHyoFgLQ7/?utm_source=ig_web_copy_link