Akuza e Moskës për Trump: Përpjekje për të zhdukur provat

schedule15:23 - 11 Prill, 2018

schedule 15:23 - 11 Prill, 2018

Rusia i është përgjigjur kërcënimit të presidentit amerikan Donald Trump duke hedhur dyshime se një sulmi mundshëm raketor do të bëhet për të zhdukur provat e manipulimit të sulmit me armë kimike në Siri. Gjithashtu thekson se këto raketa duhet të përdoren për të goditur terroristët.

Duke iu përgjigjur kërcënimit të presidentit amerikan Donald Trump për lëshimin e raketave në Siri, Moska thotë se nëse këto armë janë të zgjuara duhet të drejtohen për shënjestra të tjera. “raketat e zgjuara duhet të fluturojnë drejt terroristëve, jo ndaj qeverisë ligjore, e cila ka shpenzuar shumë vite duke luftuar kundër terrorizmit ndërkombëtar në territorin e saj”, është shprehur zëdhënësja e Ministrisë së Jashtëme Ruse, Maria Zakharova.

Më tej ajo hodhi dyshimet se SHBA mund të jetë duke u përpjekur që të sabotuar një inspektim të ekspertëve të armëve kimike, që po planifikojnë të hetojnë në terren dyshimet që nxitën përplasjen mes Moskës dhe Uashingtonit.

“A janë të vetëdijshëm inspektorët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike që ato raketa të zgjuara do të shkatërrojnë të gjitha provat e armëve kimike të përdorura në terren? Apo ky është plani – mbulimi I të gjitha provave të këtij sulmi të fabrikuar me raketa të zgjuara, në mënyrë që inspektorët ndërkombëtarë të mos kenë asnjë provë për të kërkuar?”, nënvizoi zëdhënsja e Ministrisë së Jashtëme Ruse. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!