Aktorja Olta Gixhari është duke përjetuar momentin më të bukur të jetës së saj, atë të pritjes së ëmbël. Olta do të bëhet nënë për herë të parë.
Në këtë periudhë të bukur, aktorja nuk ka munguar me postimet në rrjetet sociale, ku ka publikua shpesh foto me barkun e rrumbullakosur.

Së fundi Olta ka zbuluar se pritjes po i vjen fundi. Ajo ka publikuar një foto në Instagram. Aktorja ka treguar se është në muajin e tetë të shtatzënisë dhe këto janë pushimet e fundit çift.
“32 javëshe dhe këto javëshe dhe këto janë pushimet tona të fundit çift. Për pak javë kryevepra jonë do të na ndryshojë jetën dhe ne mezi po e presim”, ka shkruan Olta.

