Sarri: Gabim derbi pasdite! Buffon? Më ka shokuar, në stërvitje dhuron magji

schedule18:37 - 3 Korrik, 2020

schedule 18:37 - 3 Korrik, 2020

Nesër zhvillohet derbi i Torinos. Juventusi pret ekipin “granata” në “Allianz Stadium”, sfidë që nis në orën 17:15. Bardhezinjtë do të tentojnë fitoren e radhës për të mos i dhënë asnjë shans Lazios dhe Interi të ofrohen në renditje.

Maurizio Sarri nuk është dakord me orarin e ndeshjes, teksa kërkon fitoren nga djemtë e tij. Në fund të konferencës për shtyp, nuk mungon një koment për rikthimin e kapitenit Chiellini dhe Gigi Buffon, i cili është një ndeshje larg kthimit në lojtarin me më shumë ndeshje në historinë e Serie A.

Mendja jonë duhet të fokusohet te përmirësimi. E kemi të qartë që do të përballemi me një skuadër të motivuar, kështu që duhet të tregohemi të aftë për të pasur të njëjtin motivim që kanë rivalët.

Duhet të jemi gjithmonë të qartë dhe të saktë në këto momente. Është e gabuar të luajmë në atë orar, por si trajneri i Juventusit them që duhet ta fitojmë këtë përballje.

Chiellini? Për momentin po stërvitet më përgatitësit atletikë, me siguri jemi në fund të periudhës së rikuperimit të tij. Do e kemi në dispozicion shumë shpejt, ndoshta që në ndeshjen e radhës pas derbit.

Buffon? Gigi ka luajtur 15 ndeshje dhe vazhdon të jetë një portier jashtëzakonisht i fortë. E kam parë të bëjë në stërvitje gjëra të paimagjinueshme për moshën që ka. Është shumë i rëndësishëm për ne, si portier dhe si njeri“, përfundon Sarri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!