Vrasja e Khashoggi, nis në Turqi gjyqi për 20 persona

schedule17:24 - 3 Korrik, 2020

schedule 17:24 - 3 Korrik, 2020

Njëzet shtetas sauditë kanë dalë në gjyq në mungesë në Turqi për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Ai u vra brenda konsullatës saudite në Stamboll në Tetor të vitit 2018.

Të pandehur për vrasjen e gazetarit, të cilët po gjykohen janë edhe dy ish ndihmës të lartë të Princit të Kurorës të Arabisë Saudite Mohamed bin Salman.

Khashoggi ishte një kritik i princit. Arabia Saudite kreu një gjykim të veçantë mbi vrasjen që u kritikua rëndë si jo e plotë.

Gjyqi në Stamboll pason një protestë ndërkombëtare për vrasjen, e cila shkatërroi reputacionin e princit.

18 të pandehurit e tjerë akuzohen se kanë mbytur Khashoggi, eshtrat e të cilit nuk janë gjetur. Zyrtarët turq thonë se trupi i tij u copëtua dhe u dërgua në një vend të panjohur.

Gazetari, i cili ishte rezident në SHBA, kishte hyrë në konsullatë për të kërkuar letra për dasmën e tij të afërt.

IE fejuara e tij Hatice Cengiz po merr pjesë në gjykim së bashku me Raportuesin e Posaçëm të KB për ekzekutimet jashtëgjyqësore, Agnes Callamard, i cili ka lidhur drejtpërdrejtë princin e kurorës me vrasjen, raporton agjensia e lajmeve AFP.

Autoritetet saudite fillimisht mohuan çdo përfshirje në këtë r ngjarje, por më vonë e quajtën atë një “operacion mashtrues”.

Në dhjetor një gjykatë në Arabinë Saudite dënoi pesë persona me vdekje dhe tre me burg për vrasjen e Khashoggi, por gjyqi ishte i fshehtë dhe të pandehurit nuk u emëruan.