Nga Dogana në Durrës tek njësimi i dokumenteve, Rama tregon marrëveshjet me Kosovën: Jemi në proces

schedule12:09 - 3 Korrik, 2020

schedule 12:09 - 3 Korrik, 2020

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti ka folur për marrëveshjet e reja, që priten të arrihen mes dy vendeve.

Ai  është shprehur se tani nuk është e nevojshme të kërkohet dokumentacioni nga të dyja vendet për të kaluar mallra në doganë, kur mjafton vetëm njëra palë.

“Janë  të pritshme për fatkeq interpretimet, qoftë mes nesh në mjedisin shqipfolës, qoftë në mjedisin anlishtfolës. Natyrisht duke u ngatërruar me ne, por ka të bëjë me krejt të kundërtën. Ka të bëjë me një shpallje të kreut të shtetit të Kosovës dhe ish kreut të parlamentit të Kosovës dhe nuk ka të bëjë fare me këtë çështje. Unë i kam parë deklaratat me vëmendje, të cilat u quajtën pozitiv, po vetëm  pozitiv që nuk janë se nuk ka asnjë aktakuz normale. Thënë këtu për të vazhduar bashkëpunimin më tutje, është një ogur i mirë që kryeministri Hoti vjen këtu duke mbuluar rolet kyçe institucionale. Me siguri duhet të jetë një vlerë e shtuar në këtë proces. Bëhet fjalë për një pjesë të marrëveshjeve, pasi një pjesë e tyre janë realizuar. Thënë këtu, këto diskutime do të vazhdojnë. Sot kemi folur për doganën e Kosovës në Durrës, jo një stacion i parë dhe i pasuar nga një i dytë në Morinë, por vetëm një në Durrës, kur hyrja e mallrave duhet të zbarkohet direkt. Na duhet një detajim deri në fund i marrëveshjes për të mos lejuar që burokracia apo interesa të caktuara të mos e lejojnë. Po ashtu njësimin e dokumentacionit lidhur me mallrat që eksportohen apo importohen mes dy vendeve, e pamundur nëse nuk arrijnë dy palët në nivelin teknik të kenë gjuhë të njësuar teknike. Mos vazhdojmë të kërkojmë ne në Shqipëri eksportuesve të Kosovës të kenë dokumente edhe të Shqipërisë, por një dokument të jetë i vlefshëm për të dyja vendet për eksportuesit apo importuesit”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!