Kryeministri i Francës, Edouard Philippe ka dhënë dorëheqjen pasi pritet që në ditët në vijim të bëhet riorganizimi i qeverisë. Lajmin e ka bërë me dije Presidenca franceze ndërkohë që Philippe do të vazhdojë të trajtojë punët e qeverisë derisa të emërohet një kabinet i ri.
Presidenti Emmanuel Macron po kërkon të hapë një kapitull të ri për dy vitet e mbetura të mandatit të tij që do të përqendrohet në përpjekjet për ringritjen e ekonomisë franceze të goditur thellësisht nga kriza e koronavirusit.
Riorganzimi i qeverisë vjen disa ditë pas rezultateve në zgjedhjet lokale, në të cilën partia e Macron humbi në qytetet më të mëdha të Francës./abcnews.al