Regjistrohet një tjetër rast me koronavirus në qytetin Elbasanit.
Burime për “ABC News” bëjnë më dije së punonjësja e një banke të nivelit të dytë, në qendër të qytetit është infektuar me koronavirus.
Është rekomanduar që stafi i bankës të vetëkarantinohet. Ndërkohë specialistët kanë kryer edhe dezinfektimin e vendit.
Kujtojmë se ky është rasti i dytë në qytetin e Elbasanit, ku rezultojnë pozitiv punonjës të stafit në bankë.