Në 24 orë shënohen 201 të infektuar me Covid në Itali, rritet numri i viktimave

schedule18:12 - 2 Korrik, 2020

schedule 18:12 - 2 Korrik, 2020

Italia një ndër vendet më të prekur nga pandemia e koronavirusit në botë, gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar 30 viktima.

Sipas statistikave të fundit për një rritje të lehtë të numrit të viktimave me Covid është shënuar një rritje dhe për numrin e rasteve të reja, ku janë konfirmuar pozitivë 201 persona.

Ndërkohë deri më tani numri i të infektuarve në Itali ka shkuar në 240 961 të infektuar, mes të cilëve 34 818 persona kanë humbur jetën dhe 191 083 persona janë shëruar.

Ndërkaq numri i të infektuarve aktivë me koronavirus në Itali është 15 060./abcnews.al