Këngëtari i njohur kthehet pas në kohë: Më kërcënuan se do më hiqnin kokën

schedule15:34 - 2 Korrik, 2020

schedule 15:34 - 2 Korrik, 2020

Robbie Williams ka zbuluar se bashkë me gruan e tij Ayda Field janë kërcënuar se do t’u hiqet koka, ku kanë qenë duke kryer punë vullnetare në Haiti.

Sipas revistës MNE, këngëtari vizitoi këtë shtet në Karaibe me UNICEF-in në vitin 2010 pasi tërmetit që la 250.000 të vdekur dhe 1.5 milionë të pastrehë.

Duke përkujtuar incidentin e frikshëm të kohëve më parë, Williams është shprehur:  “Në Haiti më kërcënuan se do të ma heqin kokën. Por, ne ishim atje për të ndihmuar”.

Ndërkohë, ai folur edhe më parë për pasojat e tërmetit duke deklaruar: “Derisa po ecnim nëpër qytetin Jacmel ditën e parë, është e vështirë të shpjegohet me fjalë ndikimi i madh dhe shkatërrues që ka pasur tërmeti. Makinat ishin të shtypura, ndërsa ndërtesat e rrënuara në tërësi”./abcnews.al