Segmenti Milot-Fier, Vasili: Aferë 1.2 miliardë euro, janë vetëm 53 km rrugë e re

schedule14:34 - 2 Korrik, 2020

schedule 14:34 - 2 Korrik, 2020

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një konferencë për mediat ka akuzuar maxhorancën për një aferë korruptive duke iu referuar koncesionit të rrugës Milot-Fier.

Gjatë fjalës së tij, Vasili u shpreh se shqiptarët “janë shokuar dje pasi kanë dëgjuar për koncesionin miliarder të radhës së Edi Ramës.”

Sipas tij, janë vetëm 53 km rrugë e re. Dhe, referuar shifrës 1.2 miliardë euro, ai llogariti 20 milion euro për kilometër.

Fjala e plotë:

Të nderuar qytetarë dhe qytetare!

Të gjithë shqiptarët janë shokuar dje pasi kanë dëgjuar për koncesionin miliarder të radhës së Edi Ramës. Të gjithë qytetarët me shumë të drejtë dhe me preokupacion madhor prisnin lajme për një paketë të tretë ndihme financiare për dëme të pallogaritshme  që ka shkaktuar e që vazhdon të shkaktojë pandemia, e cila u administrua në mënyrën me mizerabël nga qeveria.

Por kundrejt saj shqiptarët dëgjuan një aferë 1.2 miliardë euro për rrugën Milot-Fier.

Të nderuar qytetarë, për të kuptuar më qartë se sa e rëndë është kjo aferë, sa e tmerrshme është kjo aferë, se çfarë shpërdorimi dhe grabitje po përgatitet, do ua konkretizoj thjesht dhe me pak të dhëna.

Rruga është 115 km e gjatë. Nga kjo rrugë vetën 53 km, pra vetëm 53 km janë rrugë e re që do të thotë 1.2 miliardë euro koncesion, pa llogaritur kosto të tjera, të cilat do t’i sqarojmë më poshtë, pra 1.2 miliard euro për 53 km rrugë të re.

Kjo do të thotë mbi 20 milion euro për km. Kur shqiptarët prisnin ndihmë e mbështetje se po shkatërrohen  ekonomikisht e mijëra njerëz humbasin vendet e punës e mijëra biznese mbyllen, sërish shfaqen rrugët ku centimetri është më i shtrenjtë sesa centimetri i floririt.

Pra mbi 20 milion euro km për rrugën Milot-Balldren, ku më shumë se gjysma e rrugës është e bërë. Aq më shumë rruga nga një autostradë e nivelit A, një autostradë e plotë me të gjitha elementët e saj ulet në një rrugë të nivelit B dhe kostot e saj janë shumë herë më të larta dhe se sa një autostradë e plotë e nivelit A, që këtu të nderuar qytetarë kuptoni dimension e tmerrshëm të grabitjes.

Njëherazi kjo grabitje ndodh në një moment kur Shqipëria është në recesion ekonomik të deklaruar minus 2.5%, por që realisht shumë më i thellë se sa kaq, ku FMN dje i ka rënë kambanave të alarmit pikërisht për situatën katastrofike dhe rënien në pikiatë të ekonomisë shqiptare .

Kthehemi sërish tek rruga të cilës i kanë vendosur një taksë vajtje-ardhje që shkon 17.5 euro ose 22 mijë lekë të vjetra, që ta kuptoni më qartë kushton më shumë taksa se sa karburanti që qytetari duhet të harxhojë për të ardhur në këtë rrugë, një taksë që kushton më shumë se sa karburanti.

Nuk po bëjmë llogari se çfarë do të thotë në buxhetin e varfër të familjes shqiptare kjo taksë dhe se si rëndon ajo, ndërsa për të përdorur ata që vijnë nga morina kryesisht vëllezërit tanë nga Kosova taksa shkon deri në 27 euro apo 34 mijë lek të vjetra, nivele të një takse rrugë të pa parë dhe të padëgjuara në vendet më të pasura të Europës, por grabitja e tmerrshme nuk i kursen gjëkundi shqiptarët.

Çfarë ka ndodhur me projektin që ta keni të gjithë të qartë? Cila është gjendja e transparencës së projektit? Projekti ka 0 transparencë, pasi elementi i parë është eksludimi i fizibilitetit, pra studimi për rrugën që nuk e di njeri a është bërë nga një kompani private apo një konsulent i pavarur. Po të jetë bërë nga një kompani private, ky është një skandal brenda skandalit. Se do duhej të ishte nga një konsulent i pavarur pa diskutim, i cili duhet bërë publik, ai dhe studioja e tij, kostot që janë shpenzuar dhe çfarë garancie do të jepte ai si konsulent i pavarur. Do të ishte një garanci më shumë për transparencën dhe për parandalimin e vendosjes së kostove abuzive, pra të këtyre kostove, ku centimetri i rrugës kushton më shumë se centimetri i floririt. Por edhe ky nuk ekziston dhe askush nuk e di.

Një problem madhor, që ju të nderuar qytetarë duhet ta njihni, është që  përveç 1,2 miliardë eurove, janë edhe kostot e shpronësimeve. Asnjë fjalë nuk thuhet për to, janë edhe qindra milionë euro të tjera. Pyetja është, sa janë këto kosto? Ku janë parashikuar? Nga do dalin? A ka ekonomia shqiptare, e cila ndodhet në recension, pra negative dhe shkon poshtë, të paguajë kostot e shpronësimit…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!