Capital T është një ndër reperët më të pëlqyer nga vajzat. Ai nuk preferohet vetëm për këngët që publikon, por edhe për pamjen e jashtme.
Trupi plot muskuj dhe veshjet e shtrenjta marrin gjithmonë vëmendjen e fanseve.
Së fundmi, ajo çfarë është diskutuar është ora e markës “Rolex”, për të cilën Capital T ka shpenzuar plot 12.600 euro.
Një shifër kjo sa marramendëse aq edhe e pritshme, pasi reperi është një nga më të paguarit në koncerte.