Ka vijuar me tensione seanca plenare e ditës së sotme, ku deputetët e opozitës parlamentare kanë bllokuar foltoren e Kuvendit pasi Gramoz Ruçi nuk i dha fjalën.
Fill pas fjalës së Edmond Stojkut, Myslim Murrizi është ngritur në këmbë duke shkuar në drejtim të foltores duke kundërshtuar rendin e ditës, ndërsa kërkoi të fliste për replikë pasi i ishte përmendur emri nga kryeminsitri Rama më herët.
Menjëherë reagoi kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili e paralajmëroi me masa ndaj tij nëse vijon të bllokonte foltoren.
Pas Murrizit u ngritën edhe deputetët e tjerë të opozitës parlamentare duke bërë që tek foltorja të shkojnë edhe gardistët, por Ruçi iu kërkoi atyre të largoheshin. /abcnews.al