Rekordi rezistoi 18 vite, një adoleshent parakalon Cristiano Ronaldon

schedule11:08 - 2 Korrik, 2020

schedule 11:08 - 2 Korrik, 2020

18 vite më parë Cristiano Ronaldo zbriste në fushë kundër Inter dhe vendoste një rekord të ri për Sporting CP. Sulmuesi, i cili është aktualisht pjesë e Juventus në Serie A, u bë debutuesi më i ri për skuadrën portugeze.

CR7 kishte mbushur 17 vjeç, ndërkohë që kishin kaluar edhe 6 muaj e 9 ditë nga dita e lindjes. Ai rekord është thyer një ditë më parë dhe është sërish një sulmues që bëhet debutuesi më i ri i Sporting CP. Bëhet fjalë për Joelson Fernandes, i cili zbriti në fushë ditën e djeshme, në takimin që Sporting e fitoi kundër Gil Vicente.

 

5) Litos (Mesfushor me tipare sulmuese), në ndeshjen Sporting Cp-Auxerre, më 19 shtator 1984 – 17 vite, 8 muaj e 13 ditë.

 

4) Renato Neto (Mesfushor qendre), në ndeshjen Sporting CP-Nacional, më 24 maj 2009 – 17 vite, 7 muaj e 27 ditë.

 

3) Paulo Futre (Sulmues anësor), në ndeshjen Sevilla-Sporting CP, më 14 shtator 1983 – 17 vite, 6 muaj e 17 ditë.

 

2) Cristiano Ronaldo (Sulmues anësor), në ndeshjen Sporting CP-Inter, më 14 gusht 2002 – 17 vite, 6 muaj e 9 ditë.

 

1) Joelson Fernandes (Sulmues anësor), në ndeshjen Sporting CP-Gil Vicente, më 1 korrik 2020 – 17 vite, 4 muaj e 3 ditë. /abcnews.al