Kënga e fundit e Mozzik “Madonna” ka ngjallur shumë reagime jo vetëm nga publiku i thjeshtë, por edhe nga artistë të njohur.Kanë qenë disa prej vargjeve të këngës me një fjalor banal, të cilat kanë shkaktuar debat.
Të ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, këngëtarët Klinti Çollaku, Eltina Minarolli dhe Klajdi Musabelliu kanë dalë publikisht kundër kësaj kënge.
Madje ky i fundit ka deklaruar se është diçka shumë e shëmtuar, duke marrë edhe shembullin se për disa klikime mund të heq brekët në studio live.
Klajdi Musabelliu: Unë e kuptoj që ai e ka bërë për klikime, e kam bërë edhe unë një gabim të voçkël për këtë. Unë e quaja një gabim, një deformim, diçka shumë e shëmtuar nuk më duhet se ça mendojnë të tjerët. Është një gjë shumë e shëmtuar për ca klikime. Unë vij këtu te ty për shembull heq brekët Alban për ca klikime.
Eltina: Besoj që shumica e reperave kopjojnë nga bota e jashtme, por nuk dinë. Ashtu siç tha edhe Klajdi për hir të klikimeve mundohen ta bëjnë.
Klinti: Nuk e di pse u bë e madhe tani, kur duhet të ishte bërë e madhe që më përpara. Rinia shqipatre nuk ka nevojë për kështu modelesh, se është mbushur me këto. Kënga duhet të japi një mesazh. Me gjithë respektin që kam, këngën në fjalë nuk do e kisha dëgjuar, por e dëgjova për të kuptuar për çfarë po bëhej fjalë. Varet edhe nga stili që ka artisti, unë nuk kam preferuar që të kem një stil të tillë./abcnews.al