Milani u ndal në një barazim 2-2 kundër SPAL dhe gjërat mund të kishin shkuar edhe më keq, pasi pika u mor në minutat shtesë. Një autogol i vendasve shmangu humbjen e kuqezinjve, ndërkohë që trajneri Stefano Pioli mendon se futbollistët e tij u nxituan dhe gabuan shumë para portës së kundërshtarit.
“Ishte një hapa prapa në aspektin e rezultatit, pasi donim të vazhdonim me fitore. Fatkeqësisht pësuam shpejt dhe kur kundërshtari mbeti me një lojtarë më pak, u nxituam. Nuk e kuptuam që kishim gjithën kohën e botës për ta kthyer ndeshjen. Nuk ishim të saktë para portës. U nxituam, sikurse donim të kapnim trenin e fundit”, tha fillimisht Pioli për “Sky Sport Italia”.
Lazio, Napoli dhe Juventusi janë kundërshtarët e radhës për Milanin dhe tekniku i kuqezinjve shton: “Janë tre ndeshje të vështira, por edhe emocionuese. I kemi cilësitë t’i lëndojmë këto ekipe. Shpresoj që në fund të sezonin të jemi mbi vendin e shtatë në klasifikim. Nuk jemi larg skuadrave si Napoli e Roma. Ende na mungon diçka, që na e krijon mundësinë të fitojmë ato ndeshje që na duhen”.
Shumë fjalë në lidhje me trajnerin e ri të Milanit. Ralf Rangnick është emri më i lakuar dhe Pioli mbi këto zëra komenton: “Po punoj me pasion dhe profesionalizëm, sepse i dua këta futbollistë. Nuk po mendoj për trajnerin tjetër të Milanit, do të shohim se çfarë do të ndodhë.
Dua të përqendrohem tek e tashmja, te situata në të cilën ndodhem për momentin. Nuk jam në ankth dhe as nuk e ndjej se jam qengji i sakrifikuar. Jam shumë krenar që jam trajner i Milanit dhe e bëj këtë punë me pasion”. /abcnews.al