Moderatorja e njohur, Dojna Mema është shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo publikon herë pas here foto nga më të ndryshmet, madje nuk nguron të jap mendime edhe rreth çështjeve aktuale.
Së fundmi, Dojna ka realizuar një mini-intervistë me ndjekësit në Instastory.
Mirëpo, vëmendjen e të gjithëve e ka marrë një pyetje rreth temës së virgjërisë.
Një ndër ndjekëset e ka pyetur Dojnën nëse është normale të jesh e virgjër në moshën 19-vjeçare.
Ndërsa, moderatorja është shprehur se nuk i duket normale që ka akoma njerëz që pyesin për virgjërinë, e cila nuk tregon asgjë për ty.
“Nuk është normale që ka njerëz që pyesin për virgjërinë, aq më tepër vajza. Njëherë e mirë: Një cipë nuk e përcakton sa vajzë e mirë, e emancipuar, e përdalë apo e prapambetur je. Nuk tregon asgjë për ty por tregon gjithçka për dikë që ta vë në dukje apo ta bën si pyetje”, ka shkruar Dojna.