Ministri i Shëndetësisë në Zelandën e Re David Clark ka dhënë dorëheqjen. Dorëheqja e ministrit vjen pas kritikave për reagimin e qeverisë ndaj menaxhimit të situatës së koronavirusit.
Gjithashtu ministri i Shëndetësisë Clark kishte thyer rregullat e izolimit të vendosura për parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke shkuar në plazh me familjen e tij.
“Unë kam përgjegjësinë e plotë për vendimet e marra gjatë kohës sime si ministër Shëndetësie”, ka thënë Clark, shkruajnë mediat e huaja.
Më herët Clark ka dhënë dorëheqjen pasi theu karantinën, por vendimi i tij nuk ishte pranuar nga kryeministrja Jacinda Ardern me arsyetimin se në një situatë të tillë pandemie ekipi duhet të qëndrojë i bashkuar.
Zelanda e Re është vlerësuar si një nga vendet që e ka menaxhuar më së miri situatën e pandemisë.