Janë mbyllur tre ndeshjet e orës 19:00 në Premier League dhe surpriza në rezultate, nuk kishte. Arsenali mori një fitore të thjeshtë kundër Norwich, me rezultatin 4-0.
Dopieta e Aubameyang, një gol nga Xhaka dhe një rrjetë e Cedric vendosën rezultatin e sfidës. Ndërsa Everton, fitoi me rezultatin 2-1 kundër Leicester.
Richarlison dhe Sigurdsson shënuan për Evertonin, ndërsa golin e vetëm për djemtë e Rodgers e shënoi sulmuesi Kelechi Ihenacho. Në takimin tjetër, Neëcastle shpartalloi me rezultatin 1-4 ekipin e Bournemouth./abcnews.al