Transferimi i fshehtë i Yulia dhe Sergej Skripal në një shtet tjetër, për shembull në SHBA, është shkelje e të drejtës ndërkombëtare. Gjithashtu mund të interpretohet si grabitje të dy shtetasve rusë ose si izolim i tyre. Kjo është akuza e lëshuar nga ambasada ruse në Mbretërinë e Bashkuar.
Kjo deklaratë e fortë erdhi pas raportimit se gjendja shëndetësore e Yulia Skripal është përmirësuar dhe ajo ka lënë spitalin dhe është transferuar për një vend të sigurtë. Gjithashtu akuza e Rusisë vjen edhe pas raportimeve të mediave britanike që 33-vjeçares i është ofruar transferimi në SHBA.
Sipas “Sunday Times”, asaj i është ofruar idenditet i ri në mënyrë që të evitohen sulme të tjera. Më 4 mars Yulia dhe Sergej Skripal u helmuan me substancë kimike në Salisbury të Mbretërisë së Bashkuar./abcnews.al