Ndërron jetë nga koronavirusi një pacient tek Infektivi, 66 viktima në total

schedule17:06 - 1 Korrik, 2020

schedule 17:06 - 1 Korrik, 2020

Ndërron jetë nga koronavirusi pacienti 86-vjeçar i cili ishte shtruar tek Spitali Infektiv.

Ministria e Shëndetësisë njofton se ai po trajtohej prej 12 ditësh në terapi intensive, por nuk ka arritur ta fitojë betejën me Covid-19 pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

MSH bën apel për ruajten e distancimit fizik, përdorimin e maskës dhe kujdesin e higjienës vetjake.

LEXO EDHE: Koronavirusi vret dy gra tek Infektivi

“Një pacient 86-vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive prej 12 ditësh nuk e ka fituar dot betejën me COVID19, megjithë asistencën e madhe mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, pēr të kufizuar përhapjen e COVID19.

Nga fillimi i epidemisë, 66 qytetarë të konfirmuar me COVID19 e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm”, njofton MSH.

Në përditësimin e fundit, ISHP njopftoi për 2 viktima të tjera në 24 orët e fundit, ndërsa u regjistruan 45 raste të reja të infektuara.

Deri më tani ka humbur jetën 66 persona nga Covid-19 në vendin tonë, ndërsa numërohen 998 raste aktive./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!