Tifozët e Bayern Munchen duhet të festojnë, pasi lojtari që kërkojnë prej kohësh, Leroy Sane, më në fund duket se do të vishet me ngjyrat e kampionëve të Gjermanisë.
Anësori i sulmit është një nga lojtarët më të mirë në botë në rolin e tij. I shpejtë, golashënues dhe i aftë në driblim, Sane duket lojtari perfekt për të komplimentuar Lewandowskin dhe Serge Gnabryn. Për këtë transferim, ka folur dhe Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, totalisht i dorëzuar…
“Duket qartë se Leroy Sane do të shkojë te Bayern Munchen. I uroj gjithë më të mirat. E kam falënderuar për këto vite që kemi punuar së bashku. Do të më pëlqente që ai të qëndronte këtu me ne, por ishte vendimi i tij”, u shpreh Guardiola./abcnews.al
? Guardiola on Sane: “It looks like he is going to go to Munich. I wish him all the best.
“I give him a big thanks for our years together. I would have liked him to stay here but he has decided to move on.” pic.twitter.com/GJEoKy7dXz
— Goal (@goal) July 1, 2020