Sonte në orën 19:30 pritet të zhvillohet ndeshja mes Interit dhe Brescias. Me shumë mundësi kjo do jetë ndeshja e fundit për mesfushorin e Brescias, Sandro Tonalin, që do luajë kundër interistëve. Po flitet shumë për të ardhmen e 20-vjeçarit, ku Interi dhe Juventusi janë në garë për shërbimet e tij.
Megjithatë ka qenë kanali zyrtar i “Suning TV Channel” që ka postuar ditën e sotme një foto të Tonalit me fanellën e Interit. Kanali kinez është në pronësi të presidentit zikaltër dhe postimi është kthyer viral në rrjetet sociale.
Italiani ka shkëlqyer në këtë sezon në Seria A, ku menjëherë mori vëmendjen e klubeve të mëdha dhe cilësohet si Pirlo i ri. Tonali numëron 78 ndeshje në total me fanellën e Brescias, ku ka shënuar dhe 6 gola. /abcnews.al
https://twitter.com/MarcoZH10/status/1278258872772374528?s=20