Është çelur gara për një tjetër projekt të infrastrukturës rrugore. Segmenti Milot-Fier, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian, do t’i shtohet hartës së infrastrukturës rrugore të Shqipërisë.
115 kilometrat e këtij segmenti njoftohet se do të përshkruhen për 75 minuta.
Gjatë fjalës së tij në prezantimin e këtij projekti kryeministri Edi Rama bëri krahasimin mes qeverisë së tij dhe atyre të mëparshme, që sipas tij pretendojnë se e kanë ‘mbushur’ Shqipërinë me rrugë.
Rama ironizoi me paraardhësit për atë që ai e quajti propagandimin e ndërtimit të rrugëve duke thënë se më parë janë ndërtuar rrugë që të nxjerrin maleve “si paranojë për t’u mbrojtur nga ardhja e shpejtë e pushtuesve imagjinarë”.
Lexo edhe: Segmenti Milot-Fier, Rama: Do të jetë me pagesë, aksesohet plotësisht për 5 vjet
“Trashëgojmë një situatë që kërkon durim e stërmundim të madh edhe për faktin se çka u ndërtua më parë nuk u ndërtua në fakt, por u bë sikur,” shtoi kreu i qeverisë më tej.
Për ta bërë më të thjeshtë situatën, Rama e krahasoi situatën me një rrobaqepës që pret një kostum për të me masat e dy deputetevë, Braçes dhe Finos.
“Si të presësh një kostum për mua e masat për krahët t’ia marrësh Braçes, masat për pantallonat t’ia marrësh Bashkim Finos, masat për supet t’ia marrësh…, me gjeni një tjetër të gjatë se nuk më kujtohet”. /abcnews.al/