Yuri Kim uron vajzën e Kadaresë për postin në OKB: Përgëzime për zgjedhjen e Shqipërisë

schedule12:33 - 1 Korrik, 2020

schedule 12:33 - 1 Korrik, 2020

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas emërimit të  Besiana Kadares, si zëvendës presidente në sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo e uron vajzën e shkrimtarit Ismail Kadare për postin e ri.

“Përgëzime Besiana Kadare  në zgjedhjen e Shqipërisë në këtë pozicion të rëndësishëm!”, shkruan Yuri Kim.

Shqipëria do të përfaqësojë Grupin e Evropës Lindore në Kombet e Bashkuara.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!