ISHP ka konfirmuar 45 raste të reja me koronavirus në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit duke e rënduar situatën me pandeminë nga dita në ditë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 269 testime krahasuar me 371 të ditës së djeshme. Kjo duket se ka ndikuar edhe në uljen e rasteve pozitive ditën e sotme.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 21 raste në Tiranë, 10 në Shkodër, 4 në Elbasan, nga 3 raste Delvinë, Kurbin, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Sarandë.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar në 1 516 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 999 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Gjithashtu raportohet se kanë ndërruar jetë tek Infektivi 2 persona, konkretisht një 82 vjeçare nga Tirana dhe një 74 vjeçare nga Shkodra.
STATISTIKA
Testime totale 27303
Raste pozitive 2580
Raste të shëruara 1516
Raste Aktive 999
Humbje jete 65 (Qarku Tiranë 36, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 9, Kukës 1, Elbasan 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 367
Durrës 201
Shkodër 150
Vlorë 110
Fier 47
Lezhë 42
Korçë 28
Kukës 19
Elbasan 16
Gjirokastër 7
Berat 6
Dibër 6. /abcnews.al