Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rreziku nga shpërthimi i një vale të dytë, Australia izolon 300,000 njerëz në periferi të Melbourne

schedule09:18 - 1 Korrik, 2020

schedule 09:18 - 1 Korrik, 2020

Për shkak të rritjes së rasteve të reja personave të prekur me COVID-19, autoritetet në Australi kanë vendosur izolimin edhe për një muaj.

Australia ka vendosur të izolojë rreth 300,000 njerëz, në zonën veriore të Melbourne.

Rritja e shifrave të fundit të personave të prekur nga koronavirusi ka sjellë edhe frikën e rrezikut të një vale të dytë.

Më shumë se 30 zona në periferi të Melbourne do të kthehen në fazën e kufizimeve. Banorët duhet të kufizohen në shtëpi, duke pakësuar lëvizjen për të shmangur grumbullimet dhe përhapjen e COVID-19.

“Nëse ne të gjithë së bashku këto katër javë respektojmë rregullat, ne mund të rimarrim kontrollin e këtij transmetimi të koronavirusit në  komunitetit, në Melbourne,” tha kryeministri Daniel Andrews.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!